Listat e Mbrojtësve përmbajnë emrat e juristëve që përmbushin kriteret e ushtrimit të profesionit para Dhomave të Specializuara të Kosovës si mbrojtës ose bashkëmbrojtës dhe rrjedhimisht mund të caktohen ose emërohen për të dyshuar, të akuzuar dhe/ose grup viktimash në përputhje me Kapitullin III të Direktivës për Mbrojtësit.

Vetëm mbrojtësit e pranuar në Listat e Mbrojtësve mund të përfaqësojnë një person në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të dyshuarit dhe të akuzuarit kanë të drejtë të zgjedhin cilindo mbrojtës nga kjo listë (bazuar në nenin 21, paragrafi 4. C i Ligjit). Nga ana tjetër, grupet e viktimave do të përfaqësohen prej një mbrojtësi nga kjo listë (bazuar në nenin 22, paragrafi 5 i Ligjit).

Zyra e Mbrojtjes administron Listën e Mbrojtësve të Specializuar. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave administron Listën e Mbrojtësve të Viktimave. Për pranim në cilëndo nga dy listat, juristët duhet t’i paraqesin Zyrës së Mbrojtjes ose Zyrës së Pjesëmarrjes së viktimave kërkesë për pranim. Kërkesa mund të paraqitet në çdo kohë dhe nuk u nënshtrohet afateve kohore.

Formulari i kërkesës për pranim në Listat e Mbrojtësve gjendet KËTU. Udhëzuesi në lidhje me plotësimin e formularit për pranim në Listat e Mbrojtësve gjendet KËTU. Duhet të keni parasysh se kërkesat verifikohen. Për nevoja të verifikimit, së bashku me kërkesën duhet të dorëzoni edhe një numër dokumentesh mbështetëse. Lista e dokumenteve mbështetëse të nevojshme gjendet në Udhëzuesin e lartpërmendur. Verifikohen vetëm kërkesat e plota.

Të gjitha pyetjet në lidhje me procesin e paraqitjes së kërkesës për pranim në Listat e Mbrojtësve, duke përfshirë vetë kërkesat, si edhe pyetjet në lidhje me punën që kryen Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave, mund t’i dërgoni në adresat elektronike: [email protected] ose [email protected]

Këtu mund të gjeni informacionet mbi mbrojtjen e privatësisë së aplikuesve.

Aktualisht, në Listën e përbashkët të Mbrojtësve janë pranuar personat e mëposhtëm (klikoni në link-un në vijim):

Listat e Mbrojtësve