I nderuar vizitor, për shkak të informacioneve të reja të disponueshme në faqen e internetit pas fillimit të gjykimeve të para në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) disa muaj më parë, ne dëshirojmë të marrim mendimin tuaj mbi përmbajtjen dhe qasshmërinë në faqen tonë të internetit. Mendimi juaj do të na ndihmojë në përpjekjet tona për të ndarë të gjithë informacionin përkatës me publikun në një mënyrë të qasshme dhe që mundëson navigim të lehtë. DHSK-ja mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të përmirësojë faqen e saj të internetit dhe të ketë të gjitha informacionet relevante publike të disponueshme dhe lehtë të qasshme në internet për të informuar publikun në Kosovë, në rajon dhe atë ndërkombëtar mbi procedurat në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur. Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj.