Task Forca Hetimore Speciale zhvilloi hetime penale për pesë vjet për pretendimet në Raportin e Këshillit të Evropës të muajit janar 2011, Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.

Task Forca Hetimore Speciale (TFHS), e cila u bazua në Bruksel dhe u financua nga Bashkimi Evropian kishte mandatin t’i hetojë individët për krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës (KiE). Që ta forcojë pavarësinë dhe konfidencialitetin e procesit, TFHS-ja u përbë vetëm nga ndërkombëtarë.

Hetimet filluan në muajin shtator të vitit 2011 dhe vazhduan deri në muajin shtator të vitit 2016 kur Zyra e Prokurorit të Specializuar mori përsipër personelin e TFHS-së dhe mandatin e saj në bazë të dispozitave në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në muajin gusht të vitit 2015.

Raporti i KiE-së u përgatit nga Dick Marty, senatori zviceran dhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të KiE-së.