Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) ka kryer hetime penale për pretendimet që përmban Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i vitit 2011, me titull Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.

TFHS-ja, e cila u vendos në Bruksel dhe u financua nga Bashkimi Evropian, kishte mandatin të hetonte individë për krimet e pretenduara në raportin e APKE-së. Për të përforcuar pavarësinë dhe konfidencialitetin e procesit, TFHS-ja përbëhej vetëm nga punonjës ndërkombëtarë.

Hetimet zgjatën deri në shtator 2016, kur personeli dhe mandati i TFHS-së i kaluan Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mbështetur në dispozitat e Ligjit Special për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, miratuar nga Kuvendi i Kosovës në gusht 2015.

Kryeprokurori i parë i TFHS-së ishte ambasadori Klint Uilliamson (Clint Williamson), ish ambasador i SHBA-së për çështje të krimeve të luftës, i cili shërbeu në TFHS nga tetori 2011 deri në gusht 2014. Në maj 2015 në këtë post erdhi David Schwendiman, i cili u bë i pari Prokuror i Specializuar në shtator 2016.