Çështja Pjetër Shala – Pjetër Shala, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri.

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, Gjykatësi i Pocedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën në mënyrë që të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretësisë dhe të qartësisë lidhur me pjesëmarrjen personale të të akuzuarit në incidente. Më 1 nëntor 2021, ZPS-ja dorëzoi aktakuzën e korrigjuar, versioni i redaktuar publik i së cilës u dorëzua më 16 nëntor 2021.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Pjetër Shala akuzohet për:

KATËR KRIMET E LUFTËS:

  • Ndalimit arbitrar (Pika 1)
  • Trajtimit mizor (Pika 2)
  • Torturës (Pika 3)
  • Vrasjes së paligjshme (Pika 4)

 

ZHVILLIMET PROCEDURALE

Procedura paraprake/Gjykimi/Zhdëmtimet (Numri i çështjes: KSC-BC-2020-04)

16/03/2021

Shala u arrestua në Belgjikë.

15/04/2021

U transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

19/04/2021

Paraqitja e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake Nikola Giju; u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës.

15/12/2021

U lëshua Vendimi i Parë mbi Pjesëmarrjen e Viktimave: u pranua një viktimë për të marrë pjesë në proces.

11/08/2022

Vendimi i Dytë mbi Pjesëmarrjen e Viktimave; u pranua edhe një viktimë tjetër.

19/09/2022

Vendimi i Tretë mbi Pjesëmarrjen e Viktimave: u pranuan edhe gjashtë viktima të tjera.

24/02/2023

Vendimi i Trupit Gjykues për zgjatjen e afatit: parashtrimi i kërkesave të viktimave u lejua deri në mbylljen e paraqitjes së provave të ZPS-së.

14/04/2023

Dosja Paraprake e ZPS-së – u dorëzua versioni i redaktuar publik.

21/04/2023

Dosja Paraprake e Mbrojtjes– u dorëzua versioni i redaktuar publik.

21/09/2022

Dosja e çështjes gjyqësore iu kalua Trupit Gjykues I.

18–20/10/2022

U mbajt konferenca përgatitore për gjykimin; seanca e 20 tetorit ishte seancë e mbyllur dhe ex parte.

21-22/02/2023

Filloi gjykimi me deklaratat hyrëse të Prokurorisë, Mbrojtjes së Viktimave dhe Mbrojtjes.

06/07/2023

Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave të veta.

21/08/2023

Mbrojtja e Viktimave paraqiti provat.

24–25/08/2023

U mbajt konferenca përgatitore e Mbrojtjes.

15/09/2023

Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (Pika 4) sipas rregullës 130.

20/09/2023

Filloi paraqitja e provave të Mbrojtjes.

15/01/2024

Mbrojtja përfundoi paraqitjen e provave të veta.

24/01/2024

Trupi Gjykues pranoi prova shtesë sipas rregullës 132 (dokumente në lidhje me dosjen penale të të akuzuarit, relevante për përcaktimin e dënimit në rast verdikti fajësie).

09/02/2024

U mbyll procedura e paraqitjes së provave.

25-26/03/2024

Prokuroria dhe Mbrojtja dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre. 

15–17/04/2024

U paraqitën deklaratat përmbyllëse.

16/07/2024

U shqiptua Aktgjykimi: Shala u shpall fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme; u dënua me 18 vjet burgim. 

29/11/2024

U lëshua Urdhri për Zhdëmtim: Shala urdhërohet të paguajë 208.000 euro për kompensimin e viktimave. 

Të dhëna/statistika për gjykimin
Përbërja e Trupit Gjykues
Gjykatësit Mapi Feld-Folia (Kryegjykatëse), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (Gjykatës Rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Gaja Pergolo, Eva Vajler
Mbrojtja
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtja e Viktimave
Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Numri i viktimave pjesëmarrëse
8
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit
44
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit
10 (ZPS), 2 (Mbrojtësi i Viktimave), 10 (Mbrojtja)
Numri i dëshmive me shkrim/raporteve     
7 (ZPS), 4 (Mbrojtja)
Kohëzgjatja e procedurës paraprake
22 muaj 6 ditë
Vendimet mbi rishikimin e paraburgimit (gjithsej)
17
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit)   
3 muaj
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit) 
39 muaj

Procedura e Apelit (Numri i lëndës: KSC-CA-2024-03)

02/09/2024

Mbrojtja e Shalës dorëzoi njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar publik u dorëzua më 11/10/2024.

20/09/2024

U mbajt Konferenca para Apelit.

30/10/2024

U dorëzua Njoftimi për Apel, i Rishikuar dhe i Korrigjuar; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 31/10/2024.

26/11/2024

U dorëzua Dosja e Korrigjuar e Apelit të Mbrojtjes; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 13/01/2025.

15–16/05/2025

U mbajt seanca e apelit për Aktgjykimin.

14/07/2025

U shqiptua Aktgjykimi i Apelit. Paneli i Apelit:
•    La në fuqi verdiktet e fajësisë së Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1), torturës (Pika 3) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4);
•    Miratoi pjesërisht tri nga katërmbëdhjetë pikat e apelit të Shalës; uli dënimin nga 18 në 13 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

 

— Apel më vete lidhur me Urdhrin për Zhdëmtim —

28/01/2025

Mbrojtja dorëzoi njoftim për apel kundër Urdhrit për Zhdëmtim të datës 29/11/2024.

19/03/2025

Mbrojtja dorëzoi Versionin e Korrigjuar të Dosjes së Apelit kundër Urdhrit për Zhdëmtim; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 26/03/2025.

29/01/2026

Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin dhe konfirmoi Urdhrin për Zhdëmtim.

Të dhëna/statistika për çështjen në apel
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit
Gjykatësit Mishelë Pikar (Kryegjykatëse), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Sara Kllentën
Mbrojtja
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtja e Viktimave
Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Faza e kuvendimeve e Aktgjykimit të apelit (nga parashtrimet e fundit të palëve deri në shqiptimin e aktgjykimit të apelit)
1 muaj 21 ditë
Kohëzgjatja e çështjes në apel (periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit)
10 muaj 13 ditë

Kërkesa e parë për Mbrojtje të Ligjshmërisë në Gjykatën Supreme (Numri i lëndës: KSC-SC-2025-06/PL001)

14/10/2025

Pjetër Shala dorëzoi një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë sipas nenit 48(6)-(8) të Ligjit dhe rregullës 193 të Rregullores, ku ngrinte pretendime për disa shkelje të bëra në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025. 

09/03/2026

Gjykata Supreme rrëzoi në tërësi kërkesën dhe konstatoi se nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë e Shalës, ligji penal ose procedurat dhe i deklaroi të papranueshme disa prej pikave. 

Kërkesa e dytë për Mbrojtje të Ligjshmërisë në Gjykatën Supreme (Numri i lëndës: KSC-SC-2025-06/PL002)

29/04/2026

Pjetër Shala paraqiti një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në bazë të nenit 46(6)-(8) të Ligjit dhe rregullës 193 të Rregullores, në të cilën ngriti pretendime për një numër shkeljesh në lidhje me Vendimin e Panelit të Apelit mbi Urdhrin për Zhdëmtime të 29 janarit 2026.

25/06/2026

Gjykata Supreme rrëzoi Kërkesën, duke hedhur poshtë të gjitha pikat e ngritura nga Mbrojtja.

Gjykata Supreme – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Supreme
Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Danijel Fransen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Sara Kllentën
Mbrojtja
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave
Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Kërkesa e Parë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2022-16)

14/04/2022

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore në lidhje me procesin penal kundër tij para DHSK-së. 

06/07/2022

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese e shpalli të papranueshme kërkesën referuese dhe konstatoi se nuk zbulohej ndonjë shkelje në dukje e të drejtave themelore të Shalës.

Kërkesa e Dytë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2022-18)

19/07/2022

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore të tij në lidhje me vendimet e Gjykatësit të Vetëm të DHSK-së. 

22/08/2022

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se kërkesa referuese ishte e parakohshme dhe, rrjedhimisht, e rrëzoi si të papranueshme. 

Kërkesa e Tretë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës KSC-CC-2022-19)

31/10/2022

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, në të cilën pretendonte shkelje të të drejtave të tij themelore.

15/12/2022

Dhomat e Specializuara e rrëzuan si të papranueshme.

Kërkesa e Katërt Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës KSC-CC-2023-21)

10/07/2023

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore të tij në lidhje me vendimet e Trupit Gjykues të DHSK-së.

29/08/2023

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se kërkesa referuese ishte e parakohshme dhe, rrjedhimisht, e rrëzoi si të papranueshme. 

Kërkesa e pestë referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës KSC-CC-2026-32)

01/06/2026

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore të tij gjatë procedurës penale kundër tij në DHSK.

23/10/2026

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese i shpalli disa pjesë të Kërkesës Referuese të papranueshme dhe në lidhje me pjesën tjetër të saj konstatoi se nuk kishte shkelje të të drejtave themelore të tij.

Çështjet para Gjykatës Kushtetuese – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Kushtetuese 
Gjykatësit Vidar Stensland (Kryegjykatës), Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti 
Gjykatësit Vidar Stensland (Kryegjykatës), Rumen Nenkov dhe Pjotër Hofmanski (KSC-CC-2026-32)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Sara Kllentën
Defence Counsel
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)

LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Shala. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.  

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Shala
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
19/04/2021 Paraqitje e parë Videoja Transkripti
23/04/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
21/06/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
23/09/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
15/11/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/01/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
04/03/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/04/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
18/10/2022 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
19/10/2022 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
21/02/2023 Deklaratat hyrëse Videoja Transkripti
22/02/2023 Deklaratat hyrëse Videoja Transkripti
27/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-08 Videoja Transkripti
28/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-08 dhe TW4-06 Videoja Transkripti
29/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-06 dhe TW4-07 Videoja Transkripti
30/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-07 dhe TW4-09 Videoja Transkripti
01/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-10 Videoja Transkripti
02/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-10 dhe TW4-11 Videoja Transkripti
03/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-11 Videoja Transkripti

04/05/2023

Gjykimi - çështje procedurale  Videoja Transkripti
30/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
31/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
02/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
05/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
06/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
16/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Zbyněk  Dolejši Videoja Transkripti
26/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior Videoja Transkripti
27/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior Videoja Transkripti
03/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior Videoja Transkripti
04/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së William Goodwin Videoja Transkripti
21/08/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve, Karin Dune-Prinsen dhe Çajen Lozano Parra, të thirrur nga mbrojtësi i viktimave Videoja Transkripti
24/08/2023 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen Videoja Transkripti
25/08/2023 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen Videoja Transkripti
20/09/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bardhyl Mahmuti Videoja Transkripti
21/09/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bardhyl Mahmuti Videoja Transkripti
02/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bedri Dervishaj Videoja Transkripti
03/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Naser Koçinaj Videoja Transkripti
23/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala Videoja Transkripti
24/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala Videoja Transkripti
25/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala Videoja Transkripti
20/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha Videoja Transkripti
21/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha Videoja Transkripti
22/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Zijadin Hoxha dhe Safete Hadergjonaj Videoja Transkripti
23/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Safete Hadergjonaj dhe Time Kadrijaj Videoja Transkripti
24/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Time Kadrijaj Videoja Transkripti
27/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Andre de Villiers Horne Videoja Transkripti
28/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes W04280 Videoja Transkripti
29/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes W04280 Videoja Transkripti
09/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Safet Gashi Videoja Transkripti
10/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Safet Gashi Videoja Transkripti
15/04/2024 Deklarata përmbyllëse Videoja Transkripti
16/04//2024 Deklarata përmbyllëse Videoja Transkripti
17/04/2024 Deklarata përmbyllëse Videoja Transkripti
16/07/2024 Shpallja e aktgjykimit Videoja Transkripti
20/09/2024 Konference para apelit Videoja Transkripti
29/11/2024 Urdhri për Zhdëmtim Videoja Transkripti
15/05/2025 Seanca e apelit Videoja Transkripti
16/05/2025 Seanca e apelit Videoja Transkripti
14/07/2025 Vendim i apelit Videoja Transkripti