Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011.

Pas daljes së kёtij raporti, nё shtator tё vitit 2011 Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to.

Nё verёn e vitit 2014, TFHS-ja bёri tё ditur se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash. Pёr shqyrtimin e kёtyre pretendimeve ishte i nevojshёm krijimi i njё institucioni tё pёrshtatshёm pёr procedimin e duhur gjyqёsor.

Autoritetet e Kosovёs arritën marrëveshje me BE-në mbi modalitetet pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014. Dhomat e Specializuara përfaqësojnё ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese. Ato funksionojnё nё bazё tё ligjeve pёrkatёse tё Kosovёs dhe tё drejtёs zakonore ndёrkombёtare si dhe tё drejtave ndërkombëtare të njeriut.

BE-ja e ka pёrkrahur kёtё proces qё nga fillimi dhe sё bashku me shtete tё tjera kontribuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs) do të mbёshtesё financiarisht punёn e gjykatёs.

Dhomat e Specializuara pёrbёhen nga dy organe: Dhomat dhe Zyra Administrative. Zyra e Prokurorit tё Specializuar ёshtё organ i pavarur pёr hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve brenda juridiksionit tё Dhomave tё Specializuara. Nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar punojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjës ndёrkombёtarё, dhe selia e tyre ёshtё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё).

Në fletinformacionet dhe në fletëpalosjet e mëposhtme jepet më shumë informacion për disa nga aspektet më të rëndësishme të punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat informacion prezantues mbi drejtuesit dhe gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, mbi strukturën dhe mandatin e këtij institucioni si edhe informacion më konkret për Rregulloren e Procedurës dhe të Provave që hyri në fuqi më 5 korrik 2017. Në fletinformacionet/fletëpalosjet tjera ofrohet informacion për mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, masat mbrojtëse të urdhëruara prej gjykatës, aktakuzën&procedurat paraprake, Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Programin për Informim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Klikoni këtu për të parë videot tona informuese

 

Pasqyrë e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Fletinformacion

“Pasqyrë e Dhomave të Specializuara të Kosovës” ofron informacion mbi strukturën dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si edhe jep në vijë kronologjike momentet kyçe dhe rendit dokumentet themelore të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

PDF icon Shkarko (195.05 KB)

Pasqyrë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Fletinformacion

“Pasqyrë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar” jep informacion për mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përshkruan punën e këtij institucioni, shpjegon historikun e krijimit, përvijon politikat e punësimit dhe rendit dokumente të rëndësishme.

PDF icon Shkarko (563.13 KB)

Drejtuesit dhe gjykatësit

Fletinformacion

Në publikimin e titulluar “Drejtuesit dhe gjykatësit” ofrohet informacion më i hollësishëm në lidhje me Kryetaren dhe Administratoren e Dhomave të Specializuara dhe informacion për gjykatësit, duke përfshirë edhe emrat dhe fotografitë e secilit prej tyre.

PDF icon Shkarko (1.57 MB)

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Fletinformacion

Publikimi “Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara të Kosovës” përmban informacion për Rregulloren e Procedurës dhe të Provave që hyri në fuqi më 5 korrik 2017.

PDF icon Shkarko (514.41 KB)

Pjesëmarrja e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës

Fletinformacion

Në fletinformacionin “Pjesëmarrja e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës” shpjegohen modalitetet e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të viktimave në procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

PDF icon Shkarko (452.39 KB)

Mbrojtja në DHSK

Fletinformacion

Një ndër të drejtat më të rëndësishme të të dyshuarve dhe të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës është e drejta për mbrojtës. Informacion më të hollësishëm për mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës mund të gjeni në fletinformacionin këtu.

PDF icon Shkarko (478.69 KB)

Zyra e Avokatit të Popullit

Fletinformacion

Zyra e pavarur e Avokatit të Popullit ofron një mbrojtje të rëndësishme të të drejtave të njeriut për personat që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fletinformacioni ofron një pasqyrë të detyrave dhe funksioneve kryesore të Avokatit të Popullit.

PDF icon Shkarko (643.08 KB)

Komunikim dhe Ndërgjegjësimi në DHSK

Fletinformacion

Programi për Informim dhe Ndërgjegjësim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) synon të promovojë të kuptuarit e mandatit dhe procedurave të DHSK-së, dhe të kultivojë dialog në lidhje me të. Fletinformacioni ofron informacion të detajuar rreth Programit dhe zbatimit të tij.

PDF icon Shkarko (1.05 MB)

Një përshkrim i shkurtër i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Broshurë
PDF icon Shkarko (10.86 MB)

Pjesëmarrja e viktimave

Fletëpalosje
PDF icon Shkarko (1.67 MB)

Masat Mbrojtëse të urdhëruara prej Gjykatës

Fletëpalosje
PDF icon Shkarko (458.95 KB)

Aktakuza dhe procedura paraprake

Fletëpalosje
PDF icon Shkarko (533.16 KB)

Zyra e Avokatit të Popullit

Fletëpalosje
PDF icon Shkarko (568.84 KB)