Fotografi në grup e gjykatësve të DHSK-së (2022)* - klikoni këtu për të shkarkuar
*Gjykatësi Antonio Balsamo nuk është në foto

Dhomat kryejnё funksion gjyqёsor dhe duke qenё se pёrfaqësojnë ҫdo nivel tё sistemit gjyqësor nё Kosovё, ato pasqyrojnё strukturёn gjyqёsore tё Kosovёs. Në përbërje të Dhomave janë vetëm gjykatës ndërkombëtarë.

Përbërja e Dhomave do të jetë si vijon: gjykatës individualë të cilët kryejnë detyrat e gjykatësit të procedurës paraprake; trupa gjykues të përbërë prej tre gjykatësish (dhe një gjykatësi rezervë); panele të Gjykatës së Apelit të përbëra prej tre gjykatësish; panele të Gjykatës Supreme të përbëra prej tre gjykatësish; panele të Gjykatës Kushtetuese të përbëra prej tre gjykatësish; dhe gjykatës individualë të tjerë të nevojshëm për kryerjen e funksioneve të Dhomave të Specializuara.

Gjykatёsit emёrohen prej shefit të Misionit tё BE-sё pёr Politikё tё Pёrbashkёt tё Sigurisё dhe Mbrojtjes, (shkurtimisht, shefi i Misionit të EULEX-it), nё bazё tё rekomandimeve tё një Paneli Përzgjedhës i pёrbёrё nga dy gjykatёs ndёrkombёtarë me pёrvojё tё konsiderueshme nё fushёn e tё drejtёs penale ndёrkombёtare dhe një zyrtar i tretë ndërkombëtar. Kryetari dhe  nënkryetari emёrohen nё bazё tё propozimeve tё Panelit Pёrzgjedhёs të pavarur. Gjykatёsit përfshihen nё Regjistrin e Gjykatёsve Ndёrkombёtarë. Sipas nevojave, Kryetari do tё caktojë gjykatёs nga ky Regjistër në çështje gjyqësore.

Në përputhje me Ligjin, gjykatësit janë individë me karakter të lartë moral, të paanshëm dhe të ndershëm, dhe plotësojnë kriteret për t’u emëruar në postet më të larta gjyqësore në vendet e tyre përkatëse. Në kryerjen e detyrave të tyre ata veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk kërkojnë e nuk marrin udhëzime prej asnjë qeverie ose burimi tjetër. Ata janë individë me kompetencë të dëshmuar në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, të drejtës ndërkombëtare dhe, sipas nevojës, kushtetuese, dhe kanë përvojë të gjerë si gjykatës, prokurorë ose avokatë mbrojtës në procese penale ndërkombëtare, ose në vendet e tyre.

Gjykatësit e emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë

Gjykatësja Ekaterina Trendafilova

 


Gjykatësi Çarls L. Smith, III

 


Gjykatësja Kristinë van den Vajngart 

 


Gjykatësja Mishelë Pikar

 


Gjykatësi Tomas Laker

 


Gjykatësi Emilio Gati 

 


Gjykatësi Vidar Stensland

 


Gjykatësi Roland Dekers

 


Gjykatësi Antonio Balsamo

 


Gjykatësi Kai Ambos 

 


Gjykatësi Kenet Roberts

 


Gjykatësja Mapi Feld-Folia

 


Gjykatësi Kristof Barte
 

 


Gjykatësi Vladimir Mikula

 


Gjykatësi Genël Metro

 


Gjykatësi Nikola Giju
 

 


Gjykatësi Rumen H. Nenkov

 


Gjykatësi Zhilber Biti
 

 


Gjykatësi Daniel Fransen

 


Gjykatësja Romina Inkuti

 


Gjykatësi Fergal. M. Gejnor

 


Gjykatësja Nina H. B. Jorgensen 

 

 

Ish-gjykatësit

Gjykatësja Ann Power-Forde


Gjykatësi Andres Parmas


Gjykatësi Kith Reinër
 


Gjykatësi Mihael Boland