Sot, Dhomat e Specializuara të Kosovës mbajtën një diskutim rreth tryezës së rrumbullakët me gazetarë, në një veprimtari të organizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK). Pas prezantimit në lidhje me mandatin, procedurat dhe strukturat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, përfaqësuesit e DHSK-së dhe gazetarët diskutuan mbi rolin e organeve të lajmeve për informimin objektiv dhe të paanshëm të publikut për veprimtaritë gjyqësore si dhe për vështirësitë dhe rekomandimet në lidhje me marrëdhëniet me mediat dhe komunikimin e ndërgjegjësimin.

Burimi: 
Dhomat e specializuara