Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës është një tërësi dispozitash të hollësishme që rregullojnë zhvillimin e proceseve gjyqësore në Gjykatë. Ndërsa Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar siguron parimet themelore që drejtojnë punën gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Rregullorja përcakton procedurat që duhet të ndiqen në secilën fazë të procesit gjyqësor. Dokumenti përfshin gjithashtu Rregulloren e Punës për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.