Më 16 korrik 2025, gjykatësi i vetëm Biti lëshoi vendimin në lidhje me zbatimin e urdhrit për zhdëmtim në çështjen Salih Mustafa. Gjykatësi konstatoi se Mustafa nuk ka përmbushur detyrimet e tij sipas urdhrit për zhdëmtim dhe urdhëroi që të llogaritet norma vjetore e interesit mbi shumën e papaguar të zhdëmtimit. Kjo normë e interesit do të llogaritet nga data kur vendimi i dorëzohet Mustafës dhe do të vazhdojë derisa urdhri për zhdëmtim të zbatohet plotësisht. 

Gjykatësi gjithashtu urdhëroi Administratoren e gjykatës të dorëzojë raporte vjetore mbi këtë çështje, duke filluar një vit nga data e dorëzimit të vendimit Mustafës dhe çdo vit më pas. Obligimi për të raportuar do të mbetet në fuqi derisa të paguhet shuma e plotë e zhdëmtimit dhe norma e interesit.

Ky vendim pason konstatimet e mëhershme të gjykatësit të vetëm të datës 16 dhjetor 2024, të bëra publike më 15 korrik 2025, të cilat trajtuan mosrespektimin e mëparshëm nga Mustafa të urdhrit për zhdëmtim. Vendimi mund të shihet këtu.

E enjte 17 Korrik, 2025 13:30