MBROJTJA E TЁ DHЁNAVE PERSONALE

Në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e standardeve më të larta. Ky njoftim pёr privatёsinё tregon qartёsisht se ҫfarё mund tё prisni kur Dhomat e Specializuara të Kosovës mbledhin tё dhёnat personale dhe vlen pёr të dhënat që ne mbledhim në lidhje me:

Vizitorët e faqes sonë në Internet 

Kandidatët që bëjnë kërkesë për punësim, punonjësit e tanishëm dhe të mëparshëm

Kandidatët që bëjnë kërkesë për pranim në Listat e Mbrojtësve

Vizitorët në mjediset e ndërtesës sonë

Lidhje me faqe të tjera të internetit

Ky njoftim privatësie nuk mbulon lidhjet që gjenden brenda kësaj faqeje dhe çojnë në faqe të tjera në Internet. Ju këshillojmë të lexoni njoftimet për privatësi të çdo faqeje që vizitoni në Internet.

VIZITORËT E FAQES SONË

Dhomat e Specializuara mbledhin të dhëna për vizitorët e faqes sonë në lidhje me numrin e përdoruesve në rubrika të ndryshme të faqes sonë dhe për përmirësimin e faqes sonë dhe të funksionit të kërkimit në Internet. Ky informacion përpunohet nё një mënyrë të tillë qё nuk zbulon identitetin e askujt. Ne nuk përpiqemi tё zbulojmë identitetin e përdoruesve tё faqes sonë, e as lejojmë ofruesin e shërbimit ta bëj kёtё gjë.

Kur dikush viziton faqen www.scp-ks.org, ne shfrytëzojmë shërbimet e një pale tё tretё pёr mbledhjen e informacionit standard tё hyrjes nё internet dhe hollësive rreth përdorimit tё faqes nga përdoruesi, navigimin, programin e përdorur dhe kohën e shpenzuar dhe tё dhëna tё tjera tё ngjashme. Kërkimet dhe rezultatet e kërkimeve nё faqen tonë tё Internetit regjistrohen anonimisht.

Për krijimin, mbajtjen dhe mirëmbajtjen e kësaj faqeje, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar shfrytëzojnë shërbimet e një pale tё tretё. Pёr ofrimin e këtij shërbimi përpunohen adresat IP të përdoruesve dhe cookie të vizitorëve të faqes. Mbi mënyrën e përdorimit të cookie-s nga ana jonë, mund të lexoni më shumë në Cookies page.

Të dhënat e vizitorëve ne i ruajmë për një periudhë në përputhje me rregullat tona për ruajtjen e të dhënave.

KANDIDATËT QË BËJNË KËRKESË PËR PUNËSIM, PRAKTIKANTËT DHE PUNONJËSIT TANË TË TANISHËM DHE TË MËPARSHËM

Kur kandidatët aplikojnë për punë në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të dhënat e tyre përdoren vetëm për shqyrtimin e kërkesës dhe monitorimin e statistikave të rekrutimit.

Të dhënat personale që ne përpunojmë përfshijnë të dhëna bazë identifikuese, të dhëna kontakti si edhe të dhëna në lidhje me arsimin dhe trajnimin profesional, përvojën e punës dhe motivimin.

Të dhënat personale të kandidatëve mund të përpunohen edhe nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS), në qoftë se kërkesat për punë janë dorëzuar përmes EEAS-së. Për informacion konkret në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, lutemi shkoni në faqen e tyre. 

Testet për punësimin mund të përpunohen nëpërmjet programeve anketuese në Internet të administruar nga të tjerë. Kandidatëve të përzgjedhur për fazën e fundit u jepen hollësi të mëtejshme përpara testit. 

Të dhënat personale të kandidatëve nuk u tregohen të tjerëve përveçse për verifikimin e nivelit arsimor dhe të punësimit si dhe për verifikimin e rekomandimeve, në përputhje me pëlqimin e dhënë në formularin e kërkesës.

Të gjithë punonjësit tanë të cilët kanë qasje dhe merren me përpunimin e të dhënave personale, kanë detyrimin e respektimit të fshehtësisë së këtyre të dhënave. Fshehtësia dhe mbrojtja e të dhënave personale respektohen rreptësisht gjatë gjithë procedurës së rekrutimit dhe përzgjedhjes.

Të dhënat personale të kandidatëve të pasuksesshëm ruhen në përputhje me rregullat tona për ruajtjen e të dhënave deri në përfundimin e procesit të rekrutimit dhe më pas asgjësohen në mënyrë të sigurt. Dhomat e Specializuara mund të ruajnë të dhëna statistikore të depersonalizuara lidhur me kandidatët për të ndihmuar procesin e rekrutimit, por këto të dhëna nuk zbulojnë identitetin e asnjë personi.

KANDIDATË QË BËJNË KËRKESË PËR PRANIM NË LISTAT E MBROJTËSVE

Të dhënat qe ne marrim prej kandidatëve që bëjnë kërkesë për pranim në Listat e Mbrojtësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, i shfrytëzojmë për shqyrtimin e kërkesës së tyre në pajtim me kornizën ligjore në fuqi.

Ndër këto të dhëna përfshihen të dhëna bazë identifikuese dhe të dhëna kontakti, të dhëna mbi arsimin dhe trajnimin profesional, përvojën e punës, anëtarësi në shoqatat profesionale, aftësitë gjuhësore dhe të tjera, përfshirje në procedura penale/dhe/ose disiplinore dhe të dhënat e rekomanduesve.

Të dhënat personale të kandidatëve nuk u tregohen të tjerëve përveçse për verifikimin e rekomandimeve në përputhje me pëlqimin e dhënë në formularin e kërkesës.

Të gjithë punonjësit tanë të cilët kanë qasje dhe merren me përpunimin e të dhënave personale kanë detyrimin e respektimit të fshehtësisë së këtyre të dhënave. Fshehtësia dhe mbrojtja e të dhënave personale respektohen rreptësisht gjatë gjithë procedurës.

Me pëlqimin e individëve, në Listën e Mbrojtësve publikuar në faqen tonë në Internet  do të paraqiten të dhëna të kufizuara.

Vizitorët në mjediset e ndërtesës sonë

Dhomat e Specializuara mbledhin informacione për identitetin e vizitorëve që vijnë në ndërtesën tonë për të garantuar sigurinë e ndërtesës, të personelit, të pasurive e të vizitorëve, si dhe për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar incidente të sigurisë në mjediset e ndërtesës sonë. Për këtë, gjatë vizitave përpunohen edhe të dhënat nga kamerat e sigurisë (CCTV), qoftë në kohë reale ashtu edhe përmes incizimeve, të cilat përdoren për qëllimet legjitime të dhënies së udhëzimeve dhe urdhrave, zbatimit të udhëzimeve dhe urdhrave dhe sidomos për ndërmarrjen e një veprimi ose të veprimeve që kanë të bëjnë me përdorimin e forcës.

Të dhënat personale të vizitorëve ne i mbajmë për një periudhë kohe që është në përputhje me kërkesat dhe afatet përkatëse të ruajtjes së tyre për mundësimin e kryerjes së hetimeve të mundshme. Në raste të jashtëzakonshme të kryerjes së një hetimi penal, të dhënat personale mund t’u përcillen autoriteteve shtetërore.

Të gjithë anëtarët e personelit që kanë qasje ose lidhje me përpunimin e të dhënave personale kanë detyrimin të respektojnë konfidencialitetin e këtyre të dhënave. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale respektohet dhe zbatohet rreptësisht gjatë gjithë procedurës.

SI MUND TË NA KONTAKTONI

Në rast se dëshironi më shumë informacion mbi politikën tonë mbi privatësinë, mund të na kontaktoni nëpërmjet postës elektronike, ose të na shkruani duke përdorur të dhënat e kontaktit që gjenden në Faqja e kontaktit

NDRYSHIME TË NJOFTIMIT TË PRIVATËSISË

Përditësimi i fundit i njoftimit të privatësisë ishte më 3 dhjetor 2019.