Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011.

Pas daljes së kёtij raporti, nё shtator tё vitit 2011 Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to.

Nё verёn e vitit 2014, TFHS-ja bёri tё ditur se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash. Pёr shqyrtimin e kёtyre pretendimeve ishte i nevojshёm krijimi i njё institucioni tё pёrshtatshёm pёr procedimin e duhur gjyqёsor.

Autoritetet e Kosovёs arritën marrëveshje me BE-në mbi modalitetet pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014. Dhomat e Specializuara përfaqësojnё ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese. Ato funksionojnё nё bazё tё ligjeve pёrkatёse tё Kosovёs dhe tё drejtёs zakonore ndёrkombёtare si dhe tё drejtave ndërkombëtare të njeriut.

BE-ja e ka pёrkrahur kёtё proces qё nga fillimi dhe sё bashku me shtete tё tjera kontribuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs) do të mbёshtesё financiarisht punёn e gjykatёs.

Dhomat e Specializuara pёrbёhen nga dy organe: Dhomat dhe Zyra Administrative. Zyra e Prokurorit tё Specializuar ёshtё organ i pavarur pёr hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve brenda juridiksionit tё Dhomave tё Specializuara. Nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar punojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjës ndёrkombёtarё, dhe selia e tyre ёshtё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё).

Në publikimet e mëposhtme jepet më shumë informacion për disa nga aspektet më të rëndësishme të punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat informacion prezantues mbi drejtuesit dhe gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, mbi strukturën dhe mandatin e këtij institucioni si edhe informacion më konkret për Rregulloren e Procedurës dhe të Provave që hyri në fuqi më 5 korrik të këtij viti. Në dy fletinformacione të tjera ofrohet informacion për mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve si edhe për pjesëmarrjen e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës ndërsa fletinformacioni për Zyrën e Avokatit të Popullit jep detaje mbi detyrat dhe funksionet kryesore të Avokatit të Popullit.