E drejta për përfaqësim juridik para Dhomave të Specializuara është themelore për garancitë e gjykimit të drejtë mishëruar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’).

Personave të cilët gëzojnë të drejtën e përfaqësimit juridik dhe që provojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë pjesërisht apo plotësisht për përfaqësimin e tyre u jepet ndihmë juridike që të paguajnë shërbimet e mbrojtësve të cilët plotësojnë kriteret profesionale për pranimin në Listat e Mbrojtësve.

Çdo mbrojtës në Dhomat e Specializuara të Kosovës duhet të përmbushë kriteret e Direktivës për Mbrojtësit dhe të Kodit e Etikës Profesionale. Mbrojtësit duhet të përmbushin kriteret e pranimit në Listat e Mbrojtësve.

Mbrojtësit për të dyshuar dhe/ose të akuzuar

Të dyshuarit dhe të akuzuarit kanë të drejtë të kenë mbrojtës. Zyra e Mbrojtjes, e cila është pjesë e Zyrës Administrative, administron Listën e Mbrojtjes dhe sistemin e ndihmës juridike për të dyshuarit dhe të akuzuarit, në mbështetje të proceseve gjyqësore. Më shumë informacion për të drejtat e të dyshuarve dhe të akuzuarve  mund të gjeni këtu dhe këtu.

Mbrojtësit e viktimave

Edhe viktimat pjesëmarrëse në procese gjyqësore kanë të drejtën të kenë mbrojtës. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave, e cila është pjesë e Zyrës Administrative, administron sistemin e pjesëmarrjes së viktimave, Listën e Mbrojtësve të Viktimave dhe sistemin e pagesës për përfaqësimin e viktimave. Më shumë informacion për pjesëmarrjen e viktimave mund të gjeni këtu dhe këtu.

Mbrojtësi kujdestar

E drejta për mbrojtës gjithashtu realizohet përmes mbrojtësit kujdestar. Mbrojtësi kujdestar është i disponueshëm brenda një kohe të shkurtër dhe Administratorja mund ta caktojë në çështje urgjente dhe për një periudhë të kufizuar.