Më 17 prill 2026, u lëshua versioni i redaktuar publik i vendimit mbi rishikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Vendimi, i cili fillimisht u lëshua si konfidencial më 4 korrik 2025, vjen pas kërkesave të Mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, të cilat u modifikuan fillimisht prej Trupit Gjykues në dhjetor 2023. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesat, duke hequr disa masa të vendosura më parë, në veçanti në lidhje me aspekte të vizitave personale jo të privilegjuara dhe komunikimeve në video dhe atyre telefonike, përfshirë me të afërmit, ndërsa la në fuqi masat e tjera si të domosdoshme dhe proporcionale.
Në një vendim të veçantë të lëshuar më 19 mars 2026 dhe gjithashtu të bërë publik më 17 prill 2026, Trupi Gjykues rrëzoi kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për heqjen e kufizimeve të mbetura të kontakteve në lidhje me Rexhep Selimin. Trupi Gjykues konstatoi se këto masa vazhdojnë të jenë të domosdoshme dhe proporcionale ndërsa lejoi të bëheshin disa ndryshime të kufizuara në zbatimin e tyre, ku përfshihet rritja e numrit të vizitave personale jo të privilegjuara të autorizuara dhe krijimi i mundësive shtësë për vizita përmes videolidhjes dhe vizita private.