Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 18 nëntor 2025, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.
 
Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në tetor, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në dhjetor.

E martë 18 Nëntor, 2025 17:26