Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë.

Kjo është vizita e pesëmbëdhjetë e tillë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe organizuar nga gjykata.

Miratimi për këto vizita jepet mbi bazën e rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së e cila u miratua nga gjykatësit dhe bazohet në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për Të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.

Kur një i paraburgosur parashtron një kërkesë të tillë, gjykatësi ose gjykatësit që janë të angazhuar me ҫështjen gjyqësore, vlerësojnë me urgjencë dhe ndjenjë dhembshurie të nevojshme të gjitha rrethanat  lidhur me parashtrimin e kërkesës. Ata e marrin vendimin sipas kornizës juridike të DHSK-së dhe normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

E mërkurë 18 Nëntor, 2026 11:38