Ju informojmë se tashmë janë të disponueshme versionet e redaktuara publike të parashtrimeve dhe vendimit lidhur me kërkesën e Salih Mustafës për lirim të përkohshëm, paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar.

Sikurse pasqyrohet në parashtrime, Gjykatësi i Vetëm mori kërkesë prej Salih Mustafës për të vizituar babanë e tij në spital, të hënën, më 22 dhjetor dhe më të njëjtën ditë lëshoi vendim ku kërkoi parashtrime të mëtejshme prej palëve. Të nesërmen, Mbrojtja paraqiti parashtrim shtesë ku përfshihej dokumentacion mjekësor i përditësuar. Në momentin kur babai i Salih Mustafës u nda nga jeta më 25 dhjetor, parashtrimet e mëtejshme ishin ende për shqyrtim nga Gjykatësi i Vetëm.

Më pas, Gjykatësi i Vetëm ftoi Mbrojtjen të bënte të ditur nëse dëshironte të ndryshonte kërkesën fillestare, për të përfshirë dhe qëllimin për të vizituar varrin ose anëtarët e familjes. Mbrojtja informoi Gjykatën se nuk kishte në plan të paraqiste kërkesë tjetër, apo të ndryshonte kërkesën dhe në vijim Gjykatësi i Vetëm e shpalli kërkesën të tejkaluar. Më shumë informacion mund të gjendet në parashtrimet përmes kësaj lidhjeje.

.

E mërkurë 28 Janar, 2026 16:20