Më 29 dhe 30 qershor 2026 u dorëzuan dy versione të redaktuara publike të dy vendimeve lidhur me kërkesën e Fadil Fazliut për ndryshim të përkohëshm të kushteve të lirimit të tij.
Në vendimin parë të lëshuar më 31 mars 2026, Gjykatësi i Vetëm, Kristofer Gosnell, miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Fazliut për të ndryshuar përkohësisht një prej kushteve të lirimit, në mënyrë që të lejonte Fazliun të udhëtonte jashtë vendit midis datave 2 dhe 6 prill 2026 për të vizituar një të afërm të ngushtë familjar, të sëmurë rëndë. Gjykatësi konstatoi se udhëtimi i kërkuar nuk do të ndryshonte thelbësisht vlerësimin e rreziqeve të evidentuara në kohën e lirimit me kusht të Fazliut dhe se janë paraqitur arsye të vlefshme për ndryshimin e kërkuar. Të gjitha kushtet e tjera mbeten në fuqi gjatë udhëtimit
Në vendimin e dytë, të lëshuar më 19 qershor 2026, Gjykatësi rrëzoi kërkesën e Mbrojtjes së Fazliut për të lejuar Fazliun që të udhëtonte në Malin e Zi nga data 25 – 28 qershor, për të marrë pjesë në një ngjarje familjare. Gjykatësi konstatoi se nuk ishin paraqitur arsye të vlefshme për të përligjur ndryshimin e kushteve ekzistuese të lirimit dhe nuk ishin paraqitur arsye bindëse humanitare apo ndonjë ndryshim i rëndësishëm i rrethanave.
E martë
30 Qershor, 2026
17:15