Më 4 maj 2026 u lëshua versioni i redaktuar publik i urdhrit për zhvillimin e mëtejshëm të gjykimit, ku përcaktohen hapat e mëtejshëm proceduralë në këtë çështje.
Gjykatësi i Vetëm urdhëroi Mbrojtjen të mbyllte paraqitjen e provave të veta dhe të dorëzonte njoftimet sipas rregullës 131 deri më 14 maj 2026.
Gjykatësi gjithashtu bëri të ditur se procedura e paraqitjes së provave nuk do të mbyllej zyrtarisht deri në marrjen e vendimit mbi apelin e ndërmjetëm në lidhje me pranimin e dëshmisë si ekspert të dëshmitarit Koen Herlaar. Palët megjithatë duhet të jenë të përgatitura të dorëzojnë dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre deri më 19 qershor 2026, ose brenda një kohe të shkurtër pas kësaj date.
Ndër hapat e mëtejshëm përfshihet mundësia që ZPS-ja të paraqesë çdo mocion kundërshtimi deri më 15 maj 2026 dhe bërja e deklaratave përmbyllëse 21 ditë pas dorëzimit të dosjeve gjyqësore përfundimtare.
Më shumë hollësi mund të gjeni në vendimin e plotë në dokumentacionin gjyqësor publik të DHSK-së.