Në një vendim të bërë publik më 1 maj 2026 (dhe të dorëzuar si konfidencial më 14 prill 2026), Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Fazliu për ndryshimin e një kushti të lirimit të përkohshëm të tij në lidhje me kontaktin me djalin e tij.
Gjykatësi konstatoi se nuk ekzistojnë më arsyet për kufizimin e mëparshëm të kontaktit dhe e anuloi masën, duke i lejuar Fadil Fazliut të kishte kontakt me djalin e tij. Kushtet e mbetura të lirimit të përkohshëm të tij vijojnë të mbeten në fuqi.     

E martë 5 May, 2026 13:30