Ju njoftojmë se janë anuluar seancat e planifikuara fillimisht për datat 24 dhe 28 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Mbrojtja ka kërkuar që dëshmitë e të gjithë dëshmitarëve të saj të pranohen nga Gjykatësi i Vetëm në formë të shkruar, për çka nuk është e nevojshme që ata të dëgjohen gjatë seancave gjyqësore.  Aktualisht Gjykatësi i Vetëm e ka miratuar këtë kërkesë në lidhje me pesë nga shtatë dëshmitarët e paraqitur nga Mbrojtja, dhe si rezultat janë anuluar seancat gjyqësore. Vendimi në lidhje me dy dëshmitarët e mbetur të Mbrojtjes ende nuk është marrë dhe kjo do të bëhet në kohën e duhur.

E martë 21 Prill, 2026 13:50