Pas pyetjeve të ZPS-së dhe kundërpyetjeve të ekipeve të Mbrojtjes së Thaçit (dje) dhe Smakajt (këtë mëngjes), dëshmitari Kristofer Kelli sot përfundoi dëshminë e tij. Ai ishte dëshmitari i fundit i ZPS-së që dha dëshmi në gjykatë.
Pas dëshmive të dëshmitarëve, palët trajtuan aspekte në lidhje me planifikimin e afateve dhe hapat e mëtejshëm në këtë proces. Në një urdhër gojor, Gjykatësi i Vetëm caktoi afatet e mëposhteme, ku ndër të tjera:
-
ZPS-ja duhet të përfundojë paraqitjen e provave të saj deri më 18 mars 2026;
-
Ekipet e Mbrojtjes njoftimet e tyre sipas rregullës 130 (rrëzimi i akuzave) duhet t’i dorëzojnë deri më 19 mars 2026. Çdo mocion në mbështetje të këtyre njoftimeve duhet të dorëzohet deri më 25 mars 2026;
-
ZPS-ja duhet ta dorëzojë përgjigjen e saj ndaj këtyre mocioneve deri më 1 prill 2026.
Seanca e ditës së nesërme (6 mars) anulohet dhe gjykimi shtyhet deri në një njoftim tjetër.