Gjatë seancës së ditës së sotme, 3 mars 2026, Gjykatësi i Vetëm Gosnell lëshoi urdhrin gojor mbi kërkesën e Kilajt, Smakajt, Fazliut dhe Kuçit për ndryshimin e disa prej kushteve të lirimit të përkohshëm të tyre.
Gjykatësi Gosnell urdhëroi që katër të akuzuarit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë kohës që ndodhen në ambjentet e DHSK-së në Hagë, përfshirë në lidhje me çështjen e tyre, me kusht që të mos diskutohen aspekte konfidenciale në zonat publike të ambjenteve. Të gjitha aspektet e tjera të urdhrave të mëparshëm mbeten të pandryshuar. Arsyet me shkrim do të jepen më vonë.
Seanca e sotme u mbyll dhe gjykimi vazhdon nesër, e mërkurë, 4 mars, në orën 09:30, kur pritet që dëshmitari aktual, Koen Herlaar, të vazhdojë dëshminë e tij.
E martë
3 Mars, 2026
16:50