Më 30 qershor 2026, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelin e ZPS-së kundër vendimit të Gjykatësit të Vetëm në të cilin nuk pranoi dëshminë si ekspert të Koen Herlaar (dëshmitari 8) dhe ia ktheu Gjykatësit të Vetëm për të marrë vendim të ri. Në vijim të vendimit në fjalë, më 1 korrik 2026, Gjykatësi i Vetëm, Kristofer Gosnell ftoi palët të dorëzojë parashtrime shtesë në kuadër të vendimit të Panelit të Apelit të datës 6 korrik 2026.  
 
Gjykatësi gjithashtu pezulloi afatet e caktuara më parë për dorëzimin e dosjeve gjyqësore përfundimtare si dhe afatet e tjera përkatëse. Urdhri tjetër për caktimin e datave do të nxirret pasi të vendosë Gjykatësi i Vetëm lidhur me pranueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit 8, siç udhëzohet prej Panelit të Apelit.

E mërkurë 1 Korrik, 2026 11:35