Sot, Gjykata e Apelit lëshoi vendimin e saj mbi apelet e parashtruara nga ZPS-ja dhe katër të akuzuarit në çështjen Thaçi dhe të tjerët, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake të 22 korrikut 2021, në lidhje me juridiksionin e DHSK-së. Në vendimin e tij, Gjykatësi i Procedurës Paraprake rrëzoi shumicën e mocioneve të Mbrojtjes, por miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe rrjedhimisht urdhëroi ZPS-në të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar ku të përjashtojë përgjegjësinë penale për NPK III për krimet me synim konkret. Në vendimin e sotëm, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi të pesë apelet, me përjashtim të pikës 1 të apelit të ZPS-së, në lidhje me të cilën Paneli konstatoi “se zbatueshmëria e NPK III si formë e përgjegjësisë penale për krime me synim konkret, para Dhomave të Specializuara nuk mund të cilësohet si çështje juridiksionale” sipas rregullës 97, dhe se kjo çështje mund të parashtrohet gjatë gjykimit.

E enjte 23 Dhjetor, 2021 11:30