Më 13 qershor 2022, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimet e saja mbi kërkesat e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tyre themelore dhe kundërshtimin, mes tjerash, të ligjshmërisë së akuzave për ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe të juridiksionit të DHSK-së. Paneli konstatoi se referimet janë të parakohshme dhe për këtë arsye i shpalli ato të papranueshme në bazë të nenit 113(7) të Kushtetutës, nenit 49(3) të Ligjit dhe rregullës 14(f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Dhomës për Veselin dhe Krasniqin ndodhet këtu, ndërsa vendimin për Thaçin mund ta lexoni këtu.

E martë 14 Qershor, 2022 13:30