Sot në mëngjes vazhdoi dhe përfundoi deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Smakajt, pas së cilës vijuan ekipet e Mbrojtjes së Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Duke përfshirë Mbrojtjen e Thaçit, e cila e përfundoi deklaratën e përmbyllëse dje, tanimë të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre, me të cilat i kërkuan Gjykatësit të Vetëm për Gjykimin e Çështjes që t’i shpallë klientët e tyre të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës.
Seanca përfundoi për sot. Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes vendosi që seanca të vazhdojë të hënën, 14 shtator, në orën 09:30, kur do të vijohet me përgjigjet dhe komentet e palëve.
E premte
11 Shtator, 2026
16:25