Pas Njoftimit sipas Rregullës 131 të dorëzuar nga Mbrojtja e Smakajt më 30 korrik 2026, me të cilin informoi se nuk do të paraqiste prova, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes anuloi seancat e planifikuara më parë për datat 17–19 gusht 2026, si edhe afatet që ishin caktuar në Urdhrin e Dytë për Caktimin e Datave.
Gjykatësi gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë mocion për paraqitjen e kundërprovave deri më 4 gusht 2026 në orën 12:00. Në qoftë se nuk do të paraqitet mocion, faza e paraqitjes së provave do të mbyllet dhe gjykatësi planifikon të caktojë këto afate për palët:
24 gusht 2026, deri në orën 16:00 – për dosjet gjyqësore përfundimtare, në qoftë se do të paraqesin;
4 shtator 2026 – për dosjet e kundërpërgjigjeve, në qoftë se do të paraqesin; dhe
10, 11 dhe 14 shtator 2026 – për argumentet përmbyllëse.