Më 11 nëntor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marzhori Masëlo, njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit do të jetë gati për t’iu kaluar një trupi gjykues më 12 nëntor 2025.
Rrjedhimisht, Kryetarja e DHSK-së, duke vënë në dukje se akuzat në këtë rast nuk klasifikohen si krime të rënda sipas nenit 22 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe se, për këtë arsye, trupi gjykues mund të përbëhet nga një gjykatës i vetëm, caktoi gjykatësin Kristofer Gosnell (Christopher Gosnell) si gjykatës të vetëm në gjykimin e kësaj çështjeje.
E mërkurë
12 Nëntor, 2025
11:25