ZPS-ja përfundoi sot deklaratën përmbyllëse në të cilën i kërkoi Gjykatësit të Vetëm për Gjykimin e Çështjes t’i shpallë që të pestë të akuzuarit fajtorë për të gjitha pikat e Aktakuzës. Ajo kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin (që, sipas ZPS-së, duhet të kryhet në vijim të dënimit që mund t’i jepet në çështjen tjetër gjyqësore kundër tij, në qoftë se do t’i jepet dënim), tre vjet secili për Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn, dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin. Mbrojtja e Thaçit do të fillojë deklaratën përmbyllëse pas pushimit të drekës.
E enjte
10 Shtator, 2026
13:35