Tre drejtuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbajtën prezantime para afërsisht  300 juristëve dhe studentëve të drejtësisë, shumica e të cilëve ishin studentë universitarë dhe të magjistraturës. Kjo veprimtari u zhvillua krahas Simulimit Gjyqësor për Studentë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, nga 14 deri më 19 maj 2017, në Hagë, në prani të Benjamin Ferencz, 97 vjeç, prokurori i fundit i mbetur gjallë i proceseve gjyqësore të Nurembergut.

Veprimtarinë e drejtoi z. Carsten Stahn, profesor i të drejtës penale ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë në Leiden. Pas prezantimeve të Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëses Trendafilova, Administratores së Dhomave të Specializuara të Kosovës, dr. Fidelma Donlon dhe Prokurorit të Specializuar, z. David Schwendiman, vijoi një seancë pyetje-përgjigjesh..