Më 6 mars 2020, gjykatësi Andres Parmas i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Dorëheqja e gjykatësit Parmas vjen pas marrjes prej tij të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Estonisë në shkurt të këtij viti. 

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përgëzoi gjykatësin Parmas për emërimin  dhe shprehu vlerësimin e saj për kontributin e tij në punën e DHSK-së.

Burimi: 
Dhomat e specializuara