Dhomat e Specializuara të Kosovës do të fillojnë të ofrojnë informim javor online për median, gjatë të cilit një zëdhënës i DHSK-së do të japë një përditësim të shkurtër. Informimi i parë do të mbahet të premten, më 17 shtator në orën 15:00. Gazetarët e interesuar mund të regjistrohen për të marrë pjesë në informim dhe për të marrë lidhjen duke dërguar një email në [email protected].