Këtë javë, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) pritën një delegacion prej 35 gjykatësish nga Brazili, të nivelit federal dhe shtetëror, të kryesuar nga ish-gjykatësja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Sylvia Steiner, dhe gjykatësi i nivelit shtetëror Zilli. Kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësi Kai Ambos folën për mandatin dhe strukturën e DHSK-së.