3-8 shtator 2018

Shefja e Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave, Silke Studzinsky, dha një intervistë në një radio lokale në Kosovë për mënyrën se si mund të bëhet kërkesë për të marrë pjesë si viktimë në procedurat e ardhshme të gjykatës. Përfaqësues të DHSK-së mbajtën disa seanca informuese me përfaqësues të komunitetit në Mitrovicën e Veriut, Graçanicë dhe Hoçë të Madhe. Gjatë kësaj vizite, ekipi për komunikim dhe ndërgjegjësim zhvilloi konsultime me OJQ në disa komunitete të ndryshme dhe mbajti një seminar me të rinjtë në Prishtinë mbi mandatin dhe veprimtaritë e DHSK-së.