18/11/2020 - 11:00, Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Prokurori k.Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në [email protected], me emrin dhe mbiemrin, përkatësinë në ndonjë organizatë, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të dielën, më 15 nëntor, në ora 20:00. Seanca mund të përcillet edhe përmes Internetit me një vonesë të shkurtër dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi.