14/07/2025, 11:30 - 13:30
Për ta përcjellë seancën nga galeria për publikun ose qendra për median në selinë e KSC-së është shumë e rekomandueshme që të bëni regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar, ju lutem dërgoni një mesazh elektronik në adresën [email protected], ku të jepni emrin dhe mbiemrin, organizatën, datëlindjen, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrim është deri më 8 korrik 2025 në ora 18:00. Hyrja e personave të paregjistruar paraprakisht do të varet nga vendet e disponueshme. Seanca mund të përcillet, me një vonesë, edhe përmes internetit dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrim.