
Në raport theksohen arritjet kyçe për vitin 2019. Ndër arritjet përfshihet edhe zhvendosja në mjediset e reja me një sallë gjyqi të pajisur më së miri që mundëson masa për sigurinë e viktimave dhe dëshmitarëve. Në vitin 2019 pati shtim të veprimtarisë gjyqësore në DHSK, ndër të cilat çështje të ngritura para Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, si edhe çështje lidhur me ndihmën juridike. Gjithashtu gjykatësit e DHSK-së u angazhuan gjatë gjithë vitit në veprimtari të ndryshme që përfshinë përgatitjet për proceset e afërme si edhe angazhimet gjyqësore aktuale. Ata janë të gatshëm për kryerjen e proceseve gjyqësore të drejta, efikase, të shpejta dhe të sigurta në DHSK, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Komunikimi me njerëzit në Kosovë dhe në rajon për mandatin dhe punën e gjykatës ka qenë një përparësi kyçe e DHSK-së që prej themelimit të saj, e ishte i tillë edhe në vitin 2019 me intensifikimin e ndjeshëm te veprimtarive komunikuese dhe ndërgjegjësuese.