Raporti vjetor përshkruan zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjatë vitit 2020. Aktiviteti i DHSK-së dhe ZPS-së u rrit dukshëm gjatë vitit 2020, me fillimin e procedurave gjyqësore dhe arrestimin e shtatë të akuzuarve në tri çështje të ndryshme. Këto arritje kyçe u realizuan ndërsa po shpërndahej pandemia KOVID-19. Gjykatësi i Procedurës Paraprake, paneli i Gjykatës së Apelit dhe Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u angazhuan në veprimtari gjyqësore. Për më tepër, gjykatësit mbajtën plenaren e tyre vjetore nga distanca, miratuan ndryshimet e Rregullores së Procedurës dhe të Provave dhe zgjodhën nënkryetarin e ri. DHSK-ja vazhdoi angazhimin në një spektër të gjerë të aktiviteteve në terren për të siguruar shpërndarjen transparente dhe efikase të zhvillimeve relevante si pjesë e angazhimit të saj të vendosur për të komunikuar me publikun në Kosovë dhe në botë lidhur me mandatin e DHSK-së.