Raporti vjetor i Dhomave të Specializuara të Kosovës së bashku me raportin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thekson zhvillimet në veprimtarinë e DHSK-së dhe ZPS-së përgjatë vitit 2021. Gjithashtu, raporti përmban informacione lidhur me funksionet dhe veprimtarinë e Avokatit të Popullit të pavarur të DHSK-së. DHSK-ja shënoi disa arritje të rëndësishme gjatë vitit 2021 me fillimin e dy gjykimeve dhe me dy çështjet e tjera që po përparojnë në fazën e procedurës paraprake. Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Në shtator 2021, Kryetarja Trendafilova dhe Administratorja Donlon udhëtuan drejt Kosovës për t’u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe publikun e gjerë për të bashkëbiseduar rreth veprimtarisë së gjykatës si dhe për të informuar njerëzit në Kosovë rreth proceseve gjyqësore aktuale dhe funksionet mbështetëse të gjyqësorit të Zyrës Administrative.