Çështja gjyqësore e DHSK-së kundër udhëheqësve të lartë lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit përfundoi në fund të vitit 2025 me përfundimin e paraqitjes së provave të Mbrojtjes dhe Paneli i Apelit shqiptoi aktgjykimin në një çështje gjyqësore tjetër për krime lufte. Krahas kësaj, procedura paraprake për një çështje lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë ka përfunduar dhe u miratuan marrëveshjet për pranimin e fajësisë në një çështje tjetër, ku tre të akuzuarit pranuan fajësinë për akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Kryetarja dhe Administratorja shkuan në Kosovë, përkatësisht në maj dhe tetor 2025, për t’u takuar me palët e interesuara dhe për t'i informuar mbi veprimtarinë aktuale të gjykatës. Kryetarja ishte gjithashtu në dispozicion për intervista me media në Kosovë dhe për takime me shoqërinë civile. Ekipi i komunikimit dhe ndërgjegjësimit ka vazhduar të organizojë gjatë vitit 2025 një larmi veprimtarish në Kosovë.