Në korrik 2018, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim së bashku me një ekspert ligjor të DHSK-së, bënë prezantime në një tryezë të rrumbullakët të organizuar me gazetarë në Prishtinë, si edhe me shoqërinë civile dhe punonjës të komunave në Obiliq. Gjithashtu, Ekipi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim kreu konsultime me OJQ në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut.