Më 10 tetor 2025, u lëshua versioni i redaktuar publik i vendimit të Trupit Gjykues mbi kërkesën e dytë të ZPS-së për modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit.
Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se ndalimi i disa personave të caktuar për të vizituar Thaçin nuk ishte as i domosdoshëm dhe as proporcional. Për të njëjtat arsye, Trupi Gjykues gjithashtu hodhi poshtë masën e dytë të propozuar - për t’ia ndaluar Thaçit që gjatë vizitave jo të privilegjuara të diskutojë aspekte që lidhen me çështjen tjetër kundër tij (KSC-BC-2023-12). Lidhur me këtë masë të dytë, Trupi Gjykues rikujtoi se ky aspekt ishte trajtuar tashmë nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake në atë çështje, e cila kishte refuzuar të vendoste kufizime të tilla (shih publikimin tonë të mëhershëm mbi atë vendim).