Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Versionin e redaktuar publik të dosjes së korrigjuar të apelit, të dorëzuar më 2 maj*, mund ta gjeni këtu. Më 5 maj 2023, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e ZPS-së dhe të mbrojtësit të viktimave për zgjatjen e afatit dhe i autorizoi që të dorëzonin dosjet e përgjigjeve ndaj dosjes së apelit të Mbrojtjes deri më 5 qershor 2023.

*Përditësuar më 15/09/2023: versioni i redaktuar më tej i dosjes së apelit të Mbrojtjes është dorëzuar më vonë dhe atë mund ta gjeni këtu.

E hënë 8 May, 2023 16:15