Më 6 tetor 2026, ekipet e Mbrojtjes së Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut dorëzuan versionet e redaktuara publike të dosjeve të tyre përfundimtare në çështjen për administrimin e drejtësisë. Fillimisht dosjet u dorëzuan si konfidenciale më 24 gusht 2026 dhe tani gjenden ne të dhënat gjyqësore publike.
 
Këto janë dosja e tretë dhe e katërt gjyqësore që bëhen publike në këtë çështje gjyqësore, pas dosjes së Mbrojtjes së Thaçi më 22 shtator dhe dosjes së ZPS-së më 24 shtator.

E mërkurë 7 Tetor, 2026 11:10