Gjatë konferencës përgatitore për Mbrojtjen të mbajtur ditën e sotmë, 1 prill 2026, Gjykatësi i Vetëm, pasi dëgjoi argumentet e palëve, i udhëzoi ato që të paraqiten më 14 dhe 15 prill për dëshminë e mundshme të një dëshmitari të Mbrojtjes, si dhe vuri në dukje se javën e ardhshme nuk do të dëgjohen dëshmitarë. Rrjedhimisht, gjykimi shtyhet deri më 14 prill, varësisht prej njoftimeve të mëtejshme të Gjykatësit, dhe seancat e planifikuara deri në këtë datë anulohen. Gjatë seancës, Gjykatësi Gosnell miratoi dhe kërkesën e Fazliut për të marrë pjesë në fazën e Mbrojtjes të gjykimit përmes videokonferencës.

E mërkurë 1 Prill, 2026 15:45