Më 24 qershor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake hodhi poshtë mocionet e Thaçit dhe Fazliut që pretendonin mangësi në aktakuzën e ndryshuar të konfirmuar në këtë çështje. Gjykatësja e Procedurës Paraprake Masëlo i rrëzoi ose i konstatoi të pathemelta të gjitha argumentet e Mbrojtjes lidhur me veçorinë, veçantinë dhe qartësinë në disa pjesë të aktakuzës. Hollësitë specifike janë të disponueshme në vendim.
Më shumë informacion mbi aktakuzën e ndryshuar në këtë çështje në njoftimet tona të mëparshme më 15 dhe 16 prill 2025.
E mërkurë
25 Qershor, 2025
15:35