Në përputhje me urdhrin e Gjykatësit të Vetëm të lëshuar më parë gjatë këtij muaji, ekipet e Mbrojtjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë, filluan të dorëzojnë njoftimet e tyre në lidhje me paraqitjen e provave në proces. Deri më tani, njoftime ka paraqitur Mbrojtja e Hashim Thaçit, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut. Mbrojtja e Thaçit dhe e Kilajt bënë të ditur synimin e tyre për të paraqitur prova, ndërsa Mbrojtja e Fazliut njoftoi se nuk synon të paraqesë prova. 

Njoftimet mund t’i gjeni në këtë lidhje.

Siç tregohet në kalendarin e gjykatës, konferenca përgatitore për Mbrojtjen është caktuar të mbahet më 1 prill 2026, nga ora 14:00 deri në orën 17:30.
 

E premte 27 Mars, 2026 17:59