Më 8 korrik 2026, Gjykatësi i Vetëm, Kristofer Gosnell lëshoi urdhër të ri për zhvillimin e mëtejshëm të procesit gjyqësor në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit.

Pas pranimit të dëshmisë së ekspertit të dëshmitarit 8 (Koen Herlaar), në vijim të vendimit të mëhershëm të Panelit të Gjykatës së Apelit, Gjykatësi Gosnell udhëzoi Mbrojtjen të njoftonte Gjykatën, deri më 15 korrik 2026, nëse synonte të paraqiste prova shtesë në kuadër të dëshmisë së dëshmitarit 8. 

Në qoftë se Mbrojtja nuk synon të paraqesë prova shtesë, Gjykatësi i Vetëm bën me dije se synon të mbyllë fazën e paraqitjes së provave më 16 korrik 2026 dhe njofton palët të dorëzojnë dosjet gjyqësore përfundimtare dhe kundërpërgjigjet, përkatësisht deri më 22 korrik dhe 5 gusht.

Më shumë hollësi mund të gjenden në urdhrin e Gjykatësit të Vetëm.

E enjte 9 Korrik, 2026 09:45