Në vendimin për rishikimin e paraburgimit të 2 prillit 2026, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me çështjen për administrimin e drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Hashim Thaҫit. Gjykatësi Gosnell konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku real që, në qoftë se lirohet, i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra penale të tjera. Ky është vendimi i tetë i tillë në këtë çështje gjyqësore; të gjitha vendimet për rishikimin e paraburgimit janë të disponueshme në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.
E enjte
2 Prill, 2026
15:59